Bota

Policia arreston protestuesit në një demonstratë pro-palestineze në Berlin

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrime si “Ndal urisë në Gaza,” “Një gjenocid nuk justifikon një tjetër,” “Heshtja juaj po vret,” dhe “Izraeli së fundmi ka kryer masakrën më të madhe të fëmijëve në histori”

Abdulbesar Ademi  | 20.07.2025 - Përdıtësım : 20.07.2025
Policia arreston protestuesit në një demonstratë pro-palestineze në Berlin Foto: Erbil Başay/AA

Berlin

Policia gjermane ka arrestuar një numër të madh protestuesish gjatë një proteste pro-palestineze të mbajtur në sheshin Breitscheidplatz të Berlinit, ku qindra njerëz u mblodhën për të dënuar atë që e quajtën gjenocid të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrime si “Ndal urisë në Gaza,” “Një gjenocid nuk justifikon një tjetër,” “Heshtja juaj po vret,” dhe “Izraeli së fundmi ka kryer masakrën më të madhe të fëmijëve në histori”.

Ata kritikuan ashpër qeverinë gjermane për furnizimin me armë të Izraelit, ndërsa brohorisnin slogane si “Liri për Palestinën,” “Gaza,” “Izraeli terrorist,” “Izraeli vrasës i fëmijëve” dhe “Duart larg nga Siria dhe Gaza”.

Disa protestues theksuan krizën e urisë në Gaza duke mbajtur në mënyrë simbolike bukë, thasë bosh mielli dhe tenxhere gatimi.

Policia mbajti një prezencë të rënduar sigurie gjatë dhe pas protestës, si dhe ndaloi një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Ndërkohë, një grup pro-izraelit tentoi të provokojë protestuesit duke valëvitur flamuj izraelitë pranë vendit të tubimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.