Polici izraelit përballet me masa disiplinore pasi e quajti ministrin e Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir “kriminel të dënuar”
Policia përfundoi në hetimin e saj se përshkrimi i Ben-Gvir si “kriminel i dënuar” përbënte një “deklaratë politike”, pavarësisht të kaluarës së tij penale, përfshirë dënime për 13 vepra, ndër to “mbështetje për një organizatë terroriste”
Kuds
Një oficer i policisë izraelite pritet të përballet me masa disiplinore pasi iu referua ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, si “kriminel i dënuar”, transmeton Anadolu.
Raporti i Haaretz thotë se policia përfundoi në hetimin e saj se përshkrimi i Ben-Gvir si “kriminel i dënuar” përbënte një “deklaratë politike”, pavarësisht të kaluarës së tij penale, përfshirë dënime për 13 vepra, ndër to “mbështetje për një organizatë terroriste”.
Ben-Gvir, i cili është akuzuar se po përpiqet ta shndërrojë policinë në një “milici private”, ka dënime që përfshijnë nxitje të racizmit, identifikim me një organizatë terroriste, propagandë për një organizatë terroriste, pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm, pjesëmarrje në trazira dhe dëmtim të pronës.
Prokurorja e Përgjithshme Gali Baharav-Miara më herët i është drejtuar Gjykatës Supreme me një kërkesë për ta larguar ministrin Ben-Gvir nga detyra, duke përmendur ndërhyrje të paligjshme politike në polici dhe dëmtim të rendit demokratik.
Gjykata Supreme e shtyu seancën për këtë kërkesë për më 15 prill.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
