Bota

Plagoset një ushtar izraelit nga të shtënat aksidentale nga Egjipti

Autoritetet egjiptiane nuk kanë bërë asnjë koment rreth pretendimeve

Ekip  | 27.02.2021 - Përdıtësım : 28.02.2021
Plagoset një ushtar izraelit nga të shtënat aksidentale nga Egjipti Foto: AA/Arhiv

Kuds

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një ushtar izraelit i cili patrullonte rreth kufirit me Egjiptin u plagos nga plumbat aksidentale nga brendia territoriale e Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria në deklaratën e saj thekson se ushtari u plagos lehtë nga zjarri aksidental nga brendia e Egjiptit.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë bërë asnjë koment rreth pretendimeve.

Ky është incidenti i dytë këtë muaj pasi ushtria izraelite njoftoi se më 13 shkurt një ushtar u godit nga plumbat aksidentale afër kufirit me Egjiptin.

Ushtria izraelite tha se ushtari ishte plagosur në një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë egjiptiane dhe trafikantëve të drogës pranë kufirit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın