Bota

Plagosen 7 palestinezë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor

Sipas një burimi palestinez, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj punëtorëve palestinezë duke u përpjekur të depërtojnë përmes një barriere të ngritur nga Izraeli në jug të Tulkarem-it

Ekip  | 11.01.2021 - Përdıtësım : 11.01.2021
Plagosen 7 palestinezë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor

Ankara

Shtatë palestinezë u plagosën sot nga të shtënat izraelite me armë në qytetin Tulkarem të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një burimi palestinez, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj punëtorëve palestinezë duke u përpjekur të depërtojnë përmes një barriere të ngritur nga Izraeli në jug të Tulkarem-it.

Nuk ka asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi këto informacione.

Izraeli ka ndaluar kalimin e punëtorëve palestinezë si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në vitin 2002, nën kryeministrin e atëhershëm Ariel Sharon, Izraeli ndërtoi një pengesë në tokën e okupuar palestineze. Palestinezët, nga ana e tyre, i referohen barrierës si "muri i aparteidit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın