Bota

Plagosen 4 izraelitë nga raketa që goditi një ndërtesë pranë kufirit me Libanin

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin

Lina Altawell  | 03.03.2026 - Përdıtësım : 03.03.2026
Plagosen 4 izraelitë nga raketa që goditi një ndërtesë pranë kufirit me Libanin

Kuds

Katër izraelitë u plagosën pasi një raketë e lëshuar nga Libani goditi një ndërtesë në Kiryat Ye'oval në Galile, transmeton Anadolu.

Televizioni izraelit "Channel 13" tha se raketa shkaktoi lëndime të lehta dhe se sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa vendbanime izraelite pranë kufirit libanez.

Asnjë grup libanez nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Më herët sot, Hezbollahu tha se kishte synuar tre baza ushtarake në Izraelin verior dhe në Lartësitë e pushtuara të Golanit me raketa dhe dronë në hakmarrje për sulmet izraelite në Liban.

Ushtria izraelite nisi sot inkursion tokësor në Libanin jugor, një ditë pasi sulmet ajrore vranë të paktën 52 persona dhe plagosën mbi 150 të tjerë në Bejrut dhe Libanin jugor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın