PKK do të vazhdojë të mbetet në listën e organizatave terroriste në Gjermani
"PKK-ja në Gjermani vazhdon të klasifikohet si një organizatë terroriste pro ekstremiste. Edhe gjykatat e kanë konfirmuar këtë dhjetëra herë", tha Maximilian Kall, zëdhënësi i ministres së Brendshme gjermane

Berlin
Zëdhënësi i ministres së Brendshme të Gjermanisë, Maximilian Kall tha se PKK është përcaktuar dhjetëra herë si një organizatë terroriste nga gjykatat gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Berlin lidhur me aplikimin e bërë për heqjen e organizatës terroriste PKK nga lista e organizatave të ndaluara, Kall deklaroi se "PKK-ja në Gjermani vazhdon të klasifikohet si një organizatë terroriste pro ekstremiste. Edhe gjykatat e kanë konfirmuar këtë dhjetëra herë. Për këtë çështje janë kryer procese të shumta ligjore. Aktualisht nuk shohim ndonjë arsye për ndonjë ndryshim lidhur me këtë".
Duke konfirmuar se është bërë një aplikim për heqjen e ndalesës, Kall tha: "Si ministri e Brendshme ne nuk e shohim të nevojshme që të bëhet ndonjë ndryshim për këtë çështje".
Në Gjermani PKK u vendos në listën e organizatave terroriste të ndaluara më 26 shtator të vitit 1993 nga ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Manfred Kanther.
Në Ministrinë e Brendshme gjermane nëpërmjet dy avokatëve është bërë një kërkesë për heqjen e PKK-së nga lista e organizatave terroriste.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.