Bota

Pezullohet trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tel Avivit pas lëshimit të raketës nga Jemeni

Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror, zonën e Kudsit, vendbanimet jugore të Bregut Perëndimor dhe në pjesë të Izraelit jugor

Mohammad Sıo  | 10.06.2025 - Përdıtësım : 10.06.2025
Pezullohet trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tel Avivit pas lëshimit të raketës nga Jemeni

Stamboll

Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit në mbrëmje është pezulluar pas lëshimit të një rakete nga Jemeni, transmeton Anadolu.

Fillimisht pezullimin e trafikut ajror e raportoi ‘Channel 7’, ndërsa më vonë ushtria izraelite konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se një raketë e lëshuar nga Jemeni “me shumë gjasa është kapur” pasi sirenat u aktivizuan në rajone të shumta në të gjithë vendin”.

“Pas sirenave që u dëgjuan pak kohë më parë në disa zona në Izrael, një raketë e lëshuar nga Jemeni me shumë gjasë është kapur”, tha ushtria izraelite.

Ushtria tha se “interceptorë shtesë u lëshuan për shkak të mundësisë së rënies së fragmenteve nga kapja”.

Mediat lokale raportuan se sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror, zonën e Kudsit, vendbanimet jugore të Bregut Perëndimor dhe në pjesë të Izraelit jugor.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për lëndime ose dëme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.