Bota

Pesë punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare vriten në sulmet izraelite në Gaza

Dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë sulmeve të fundit të Izraelit të kryera gjatë dy ditëve të fundit, thotë organizata ndërkombëtare humanitare IHH

Esra Tekin  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Pesë punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare vriten në sulmet izraelite në Gaza

Stamboll

Pesë punonjës humanitarë nga organizata ndërkombëtare humanitare IHH me seli në Stamboll, që punon me Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), јanë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, njoftoi organizata të mërkurën vonë, transmeton Anadolu.

“Pesë nga kolegët tanë që punonin në projektin tonë në Gaza në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) ranë dëshmorë në sulmet e fundit të kryera nga forcat pushtuese izraelite gjatë dy ditëve të fundit, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë", tha IHH në një deklaratë në X.

Organizata dënoi “sulmin e shëmtuar” të Izraelit ndaj punonjësve të ndihmës humanitare, të cilët “rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ofruar ndihmë për popullin e shtypur të Gazës”.

“Martirët tanë janë Mohammed al-Mubayyid, Ahmed Bustan, Mutaz Rajab, Jamal al-Mubayyid, Ishaq al-Tayf”, njoftoi organizata, duke u shprehur ngushëllime familjeve të tyre.

Të dielën, Drejtoresha Ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain, paralajmëroi se gjysmë milioni njerëz në Gaza po vuajnë “jashtëzakonisht nga pasiguria ushqimore” dhe janë në rrezik të urisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın