Bota

Peshqit shtegtarë të Detit të Kuq në Gjirin e Antalyas ofrojnë pamje piktoreske

Gökoğlu vuri në dukje se peshqit janë shumë kuriozë dhe se gjëja më e mirë në lidhje me peshqit shtegtarë të Detit të Kuq është se ata krijojnë imazhe të bukura nën ujë

24.06.2025 - Përdıtësım : 24.06.2025
Peshqit shtegtarë të Detit të Kuq në Gjirin e Antalyas ofrojnë pamje piktoreske

Antalya

SÜLEYMAN ELÇİN

Filmimi nën ujë i specieve shtegtare të Detit të Kuq në Gjirin e Antalyas ofron pamje piktoreske, raporton Anadolu.

Për shkak të arsyeve të tilla si puna e kryer në Kanalin e Suezit, kriza klimatike dhe ndryshimet në temperaturat e ujit të detit, numri i specieve shtegtare pushtuese të Detit të Kuq që shihen në brigjet turke po rritet çdo ditë.

Peshqit si peshku i argjendtë puffer (tullumbace), luan (Pterois), peshku indian, trekëndësh, "pomadasys stridensin", dhe iriqët e detit me gjemba të gjatë në Gjirin e Antalyas janë ndër speciet shtegtare më të përhapura të Detit të Kuq.

Prof. dr. Mehmet Gökoğlu nga Fakulteti i Peshkimit i Universitetit Akdeniz dhe gazetari i AA Mahmut Serdar Alakuş, të cilët kryen zhytje kërkimore në brigjet e plazhit Konyaaltı, kapën përhapjen e specieve migratore pushtuese të Detit të Kuq.

Në pamje vërehet se dendësia e specieve shtegtare pushtuese të Detit të Kuq është e dendur krahasuar me speciet e peshqve vendas.

- "Migrimi i specieve nga Deti i Kuq në Mesdhe vazhdon"

Gökoğlu tha për gazetarin e AA-së se pothuajse të gjithë peshqit që panë gjatë zhytjes janë specie shtegtare të Detit të Kuq.

Duke tërhequr vëmendjen në faktin se peshqit shtegtarë të Detit të Kuq janë mjaft të dendur në brigje, Gökoğlu tha "Ne kemi zbuluar se edhe peshqit ‘koca e kuqe (bualli) kanë ardhur gjithashtu në Gjirin e Antalyas në ditët e kaluara. Numri i specieve me origjinë nga Deti i Kuq në Gjirin e Antalyas është rritur në 71. Përveç peshqve pushtues gjatë zhytjes sonë, ne vumë re iriqë deti, goca deti dhe midhje".

"Këto janë gjithashtu specie shtegtare të Detit të Kuq. Ne gjithashtu pamë se peshqit tullumbace, luan, trekëndësh dhe peshku indian janë rritur tepër në brigje", tha ai.

Duke deklaruar se speciet shtegtare të Detit të Kuq po sillen rreth zhytësve, Gökoğlu vuri në dukje se peshqit janë shumë kuriozë dhe se gjëja më e mirë në lidhje me peshqit shtegtarë të Detit të Kuq është se ata krijojnë imazhe të bukura nën ujë.

Gökoğlu tha se disa nga këta peshq kanë vlerë ekonomike dhe se mishi i peshkut luan është i shijshëm.

Duke theksuar se problemi i peshkut "puffer" vazhdon në bregdet, Gökoğlu tha: "Peshku 'puffer', i cili është një specie peshku helmuese, mund të presë edhe llamarinën me dhëmbët e tij. Ai dëmton rrjetat dhe pajisjet e peshkimit të peshkatarëve".

Prof. dr. Gökoğlu shtoi se specia vazhdon të migrojë (shtegtojë) nga Deti i Kuq në Mesdhe dhe se Mesdheu po bëhet tropikal çdo ditë e më shumë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın