Peshqit klloun dhe anemonët lulëzojnë në pikën e zhytjes "Qyteti i Anemonëve" në Detin e Kuq
"Qyteti i Anemonëve" mbetet një destinacion i frekuentuar për biologët detarë, fotografët nënujor dhe regjisorë dokumentarësh që studiojnë ekosistemet e shkëmbinjve koralorë dhe ekuilibrin e tyre delikat

Deti i Kuq
"Qyteti i Anemonëve", një pikë e njohur për zhytje në Detin e Kuq, është i famshëm për peshqit klloun plot ngjyra dhe tufat e dendura të anemonave detare, raporton Anadolu.
Peshqit klloun jetojnë midis tentakulave piskuese të anemoneve, duke fituar mbrojtje nga grabitqarët. Në këmbim, peshqit mbrojnë anemonet nga kërcënimet si peshqit flutur dhe sigurojnë lëndë ushqyese përmes mbetjeve të ushqimit.
Dikur mendohej si shembull i komensalizmit, ku përfiton vetëm një specie, tani kjo marrëdhënie kuptohet si mutualizëm ku të dyja speciet përfitojnë nga ky ndërveprim.
"Qyteti i Anemonëve" mbetet një destinacion i frekuentuar për biologët detarë, fotografët nënujor dhe regjisorë dokumentarësh që studiojnë ekosistemet e shkëmbinjve koralor dhe ekuilibrin e tyre delikat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.