Bota

Peshkopët francezë do të formojnë komision për abuzimin seksual të fëmijëve

Peshkopët francezë publikuan një deklaratë duke thënë se qëllimi i komisionit do të jetë “të hedhin dritë mbi abuzimin seksual të të miturve në kishën katolike që nga viti 1950”

Ahmet Salih Alacacı  | 08.11.2018 - Përdıtësım : 08.11.2018
Peshkopët francezë do të formojnë komision për abuzimin seksual të fëmijëve

Paris

PARIS (AA) - Konferenca e Peshkopëve të Francës ka bërë të ditur se do të themelohet një “komision i pavarur” për të hetuar abuzimin seksual ndaj të miturve në Kishën Katolike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi katër-ditor në qytetin francez Lourdes, peshkopët francezë publikuan një deklaratë duke thënë se qëllimi i komisionit do të jetë “të hedhin dritë mbi abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike që nga viti 1950”.

Përveç kësaj, komisioni do të kërkojë “të kuptojë arsyet që çuan në mënyrën se si u trajtuan këto çështje” dhe do të bëjnë rekomandime.

Anëtarët dhe udhëheqja e komisionit do të emërohen në ditët e ardhshme, me një raport që do të publikohet brenda dy ditëve.

Një nga objektivat e komisionit do të jetë “mbledhja e tregimeve të viktimave për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këto veprime”, ndërsa konferenca e peshkopëve po ashtu ka sugjeruar se kompensim financiar mund t’u ofrohet viktimave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.