Perëndimi i diellit mbi Liqenin Mono të Kalifornisë ofron pamje mahnitëse
E vendosur në Qarkun Mono pranë Parkut Kombëtar Yosemite, rezerva është e njohur për formacionet e saj të pazakonta gëlqerore të njohura si "kulla tufa"
Kaliforni
Pamjet e realizuara me dron kapën momente mahnitëse të perëndimit të diellit mbi Rezervatin Natyror të Liqenit Mono Tufa në Kaliforninë lindore, në SHBA, raporton Anadolu.
E vendosur në Qarkun Mono pranë Parkut Kombëtar Yosemite, rezerva është e njohur për formacionet e saj të pazakonta gëlqerore të njohura si "kulla tufa". Këto maja formohen kur kalciumi në ujin e liqenit reagon me karbonatet, duke krijuar skulptura natyrore mbresëlënëse.
E themeluar si një zonë e mbrojtur nga Legjislatura e Shtetit të Kalifornisë në vitin 1981, rezerva tërheq dashamirësit e natyrës, fotografët dhe studiuesit me diversitetin e saj gjeologjik dhe bukurinë piktoreske.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
