Bota

Pentagoni shqyrton “dërgimin e më shumë anijeve luftarake” për të shoqëruar tankerët në Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane nuk do të fillojnë shoqërimin e anijeve derisa të ulet kërcënimi nga Irani, edhe nëse dërgohen anije shtesë luftarake

Diyar Güldoğan  | 13.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Pentagoni shqyrton “dërgimin e më shumë anijeve luftarake” për të shoqëruar tankerët në Ngushticën e Hormuzit

Washington

Pentagoni po shqyrton dërgimin e anijeve shtesë luftarake në Lindjen e Mesme për t’u përgatitur për shoqërimin e tankerëve të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, Wall Street Journal tha se forcat amerikane nuk do të fillojnë shoqërimin e anijeve derisa të ulet kërcënimi nga Irani, edhe nëse dërgohen anije shtesë luftarake. Sipas raportit, kjo mund të zgjasë deri në një muaj ose më shumë.

Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, hodhi poshtë shqetësimet se lufta me Iranin do të çonte në një mbyllje të zgjatur të ngushticës.

Sipas sekretarit Hegseth, Irani ka qenë “duke vepruar me dëshpërim të madh” në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne jemi marrë me këtë situatë dhe nuk keni pse të shqetësoheni”, shtoi ai.

I pyetur se kur ngushtica mund të bëhet sërish plotësisht funksionale, Hegseth tha se e “vetmja gjë” që po pengon tranzitin është fakti që Irani po qëllon ndaj anijeve.

“Ne kemi një plan për çdo mundësi këtu. Po punojmë me partnerët tanë ndër-institucional dhe kjo nuk është një ngushticë që do të lejojmë të mbetet e kontestuar ose të shohim ndërprerje në rrjedhën e mallrave tregtare”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.