Bota

Pentagoni: Që nga 17 tetori janë regjistruar 58 sulme në bazat amerikane në Siri dhe Irak

Sulmet kundër bazave amerikane besohet të jenë në përgjigje të mbështetjes së SHBA-së për Izraelin në sulmet e saj intensive në Gaza

Ahmed Asmar  | 17.11.2023 - Përdıtësım : 20.11.2023
Pentagoni: Që nga 17 tetori janë regjistruar 58 sulme në bazat amerikane në Siri dhe Irak

Washington DC

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi të enjten se bazat e saj ushtarake në Irak dhe Siri janë sulmuar 58 herë që nga 17 tetori, raporton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se sulmet deri më tani kanë shkaktuar plagosje të lehtë të më shumë se 50 trupave amerikane.

"Të gjithë pjesëtarët e shërbimit tonë që janë plagosur janë kthyer në detyrë", dekalroi Singh.

Ajo shtoi se 31 sulme ndodhën në Siri dhe 27 në Irak.

Singh vuri në dukje se trupat amerikane u përgjigjën me sulme ajrore në qendrat e komandës dhe kontrollit, depot e armëve dhe zonat e trajnimit ushtarak të grupeve që mbështeten nga Irani.

Sulmet kundër bazave amerikane besohet të jenë në përgjigje të mbështetjes së SHBA-së për Izraelin në sulmet e saj intensive në Gaza.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.500 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë më shumë se 7.800 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 29.200 janë plagosur, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200, sipas shifrave zyrtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın