Bota

Pentagoni përgatitet për një "goditje përfundimtare" të madhe në luftën me Iranin

Sipas raportit, një "përshkallëzim dramatik ushtarak" pritet nëse nuk ka përparim në bisedimet mes Teheranit dhe Washingtonit

Esra Tekin  | 26.03.2026 - Përdıtësım : 26.03.2026
Pentagoni përgatitet për një "goditje përfundimtare" të madhe në luftën me Iranin

Stamboll

Pentagoni po përgatit opsione ushtarake për një "goditje përfundimtare" në luftën me Iranin, që përfshijnë përdorimin e forcave tokësore dhe bombardime masive, sipas një raporti të fundit, që citon dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të njohura me çështjen, transmeton Anadolu.

Siç raporton "Axios" një "përshkallëzim dramatik ushtarak" pritet nëse nuk ka përparim në bisedimet mes Teheranit dhe Washingtonit. Burimet thanë se opsione si pushtimi i ishujve strategjik Kharg, Larak, Abu Musa dhe të tjerë, si dhe bllokada e anijeve që transportojnë naftë iraniane në lindje të Ngushticës së Hormuzit, gjithashtu janë në tryezë.

Raporti thekson se disa zyrtarë amerikanë besojnë se një "demonstrim i forcës dërrmuese" për t'i dhënë fund konflikteve do t'i japë SHBA-së më shumë ndikim në negociata. Një burim i njohur me përpjekjet për negociata tha se Turqia, Pakistani dhe Egjipti vazhdojnë përpjekjet për të organizuar bisedime mes palëve.

Burimi thekson se Irani ka refuzuar kërkesat fillestare të SHBA-së, por nuk është tërhequr plotësisht nga negociatat. Pavarësisht këtyre deklarimeve, presidenti amerikan Donald Trump, thuhet se ende nuk ka marrë një vendim për ndonjë nga këto skenarë.

Çdo operacion i mundshëm tokësor konsiderohet si "hipotetik" nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın