Bota

Pentagoni miraton kontratën prej 17 milionë dollarësh me ‘Lockheed Martin’ për avionët grek F-35

Siç është planifikuar, Forcat Ajrore Greke do të marrin 20 avionë luftarakë F-35A pasi Athina nënshkroi një marrëveshje korrikun e kaluar për t'u bashkuar me programin

Michael Gabriel Hernandez  | 06.05.2025 - Përdıtësım : 06.05.2025
Pentagoni miraton kontratën prej 17 milionë dollarësh me ‘Lockheed Martin’ për avionët grek F-35 Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Pentagoni ka miratuar një marrëveshje të re prej 17.2 milionë dollarësh për kompaninë ‘Lockheed Martin’ për t'i ofruar Greqisë mbështetje për përfshirjen e saj në programin shumëkombësh të ‘F-35 Joint Strike Fighter’, transmeton Anadolu.

Sipas kontratës, tha Pentagoni, kontraktori i mbrojtjes do të “ofrojë mbështetje inxhinierike dhe teknike, menaxhim programi, kërkesa unike jo të përsëritura dhe trajnim në mbështetje të përpjekjeve të integrimit për qeverinë e Greqisë si një klient i Shitjeve të Jashtme Ushtarake (FMS) të avionëve F-35”.

Kontrata pritet të kompletohet deri në maj të vitit 2028 dhe përfshin punë në disa vende në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë shtetet e Kalifornisë, Teksasit, Floridës, Merilendit dhe Karolinës së Jugut. Rreth 4 për qind e kontratës përfshin punë në Lancashire të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç është planifikuar, Forcat Ajrore Greke do të marrin 20 avionë luftarakë F-35A pasi Athina nënshkroi një marrëveshje korrikun e kaluar për t'u bashkuar me programin.

Sipas Forcave Ajrore Amerikane, F-35A është një avion luftarak i fshehtë i aftë të fluturojë në një lartësi mbi 50 mijë këmbë, me një rreze veprimi prej më shumë se 1,350 miljesh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın