Pentagoni hesht ndaj deklaratave të YPG/FSD lidhur me operacionet e Turqisë kundër PKK-së
Që nga viti 2015, krahas mijëra mauneve me armë dhe pajisje për YGP/PKK-në e cila përdor emrin FDS, SHBA-ja jep edhe paga për militantët që luftojnë në radhët e organizatës

Washington
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby i është shmangur pyetjes nëse janë apo jo të shqetësuar për deklaratat që YGP/FDS e mbështetur nga SHBA-ja, ka bërë kundër operacioneve të Turqisë ndaj organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përditshme për media Kirby nuk dha përgjigje të drejtpërdrejt lidhur me pyetjen e gazetarit të AA-së se "Turqia zhvillon operacion kundër PKK-së në rajonet malore në veri të Irakut. Por, organizata Forcat Demokratike Siriane (FDS) në Siri bën deklarata dënuese dhe shprehin shqetësime lidhur me operacionet e Turqisë. A nuk e shqetëson aspak këtë institucion që një grup i mbështetur me taksat e popullit amerikan bën deklarata në mbështetje të një grupi të caktuar terrorist?".
"Operacionet e SHBA-së në Irak dhe Siri janë të përqendruara vetëm në operacionet që vazhdojnë aktualisht në luftën kundër DEASH-it", tha Kirby i cili u mjaftua duke thënë se "Ashtu sikur e kemi thënë për një kohë të gjatë, se për të mposhtur DEASH-in dhe rruga më e mirë në luftën kundër DEASH-it është të punosh me forcat lokale. Edhe përqendrimi ynë kryesor është ky".
Ndërsa ndaj pyetjes së gazetarit se "A i legjitimon lufta me DEASH-in këto deklarata?", zëdhënësi Kirby u përpoq të anashkalojë duke theksuar se "Nuk do të hyj këtu në grupet individuale. Ne në Siri punojmë me forcat lokale që janë Forcat Demokratike Siriane (FDS) dhe kjo nuk ka ndryshuar".
SHBA-ja që në vitin 2015 filloi të bashkëpunojë me YPG-në e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK.
Pas kundërshtimit të Turqisë për këtë marrëdhënie dhe me rekomandimin e Washingtonit, organizata terroriste YPG/PKK e ndryshoi emrin e saj në Forcat Demokratike Siriane (FDS).
Që nga viti 2015, krahas mijëra mauneve me armë dhe pajisje për YGP/PKK-në e cila përdor emrin FDS, SHBA-ja jep edhe paga për militantët që luftojnë në radhët e organizatës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.