Bota

Pensionistët në protestë në të gjithë Francën për pensione më të larta

Protesta ishte pjesë e një kundërshtimi më të gjerë ndaj buxhetit të propozuar të vitit 2026, i cili përfshin ngrirjen e pagesave të pensionistëve në nivelet e vitit 2025

Abdulbesar Ademi  | 07.11.2025 - Përdıtësım : 07.11.2025
Pensionistët në protestë në të gjithë Francën për pensione më të larta Foto: Ameer Alhalbi / AA

Shkup

Pensionistët francezë mbajtën protestë kombëtare të thirrur nga sindikatat kryesore, përfshirë CGT, FO, FSU dhe "Solidaires", duke kërkuar pensione më të larta, mbrojtje të shërbimeve publike dhe masa për të mbrojtur fuqinë blerëse, raporton Anadolu.

Mijëra pensionistë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Paris dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin.

Protestuesit mbanin banderola dhe brohoritnin slogane kundër shkurtimeve të buxhetit qeveritar që prekin pensionistët.

Protesta ishte pjesë e një kundërshtimi më të gjerë ndaj buxhetit të propozuar të vitit 2026, i cili përfshin ngrirjen e pagesave të pensionistëve në nivelet e vitit 2025.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın