Bota

Pekini para takimit Xi-Trump: Kina e gatshme të punojë me SHBA-në

Guo tha se dy krerët e shteteve "do të kenë një komunikim të thelluar në lidhje me çështjet kryesore me rëndësi strategjike dhe afatgjata, si dhe çështje me interes të ndërsjellë"

Berk Kutay Gökmen  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Pekini para takimit Xi-Trump: Kina e gatshme të punojë me SHBA-në

Stamboll

Pekini ka konfirmuar se presidenti kinez, Xi Jinping, do të takohet në Korenë e Jugut me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të kërkuar "rezultate pozitive", transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se dy krerët e shteteve "do të kenë një komunikim të thelluar në lidhje me çështjet kryesore me rëndësi strategjike dhe afatgjata, si dhe çështje me interes të ndërsjellë".

"Kina është e gatshme të punojë më SHBA-në", tha Guo në një konferencë për media në Pekin, duke shtuar se vendi kërkon "rezultate pozitive të këtij takimi" dhe të japë "një vrull të ri në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA".

Ai përmendi se informacioni specifik në lidhje me këtë takim të ardhshëm do të publikohet në kohën e duhur.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy presidentët do të takohen më 30 tetor në Korenë e Jugut në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.