Politikë, Bota

Pekini: Kina dhe SHBA kanë nevojë të vazhdojnë marrëdhëniet e epokës para Trumpit

"Kina dhe SHBA kanë nevojë të vazhdojnë respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë (të epokës para Trumpit). Le të kthehet engjëlli i mirë që të bekojë lidhjet dypalëshe", tha ministria e jashtme kineze

Riyaz Ul Khaliq  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Pekini: Kina dhe SHBA kanë nevojë të vazhdojnë marrëdhëniet e epokës para Trumpit

Ankara

Kina ka apeluar te presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, për të vazhduar marrëdhëniet dypalëshe të pajtuara para epokës së administratës së ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës në njoftim ka theksuar "përgëzojmë presidentin Joe Biden dhe administratës së tij i urojmë sukses".

"Kina dhe SHBA kanë nevojë të vazhdojnë respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë (të epokës para Trumpit). Le të kthehet engjëlli i mirë që të bekojë lidhjet dypalëshe", tha ministria kineze.

Dje, Biden u inaugurua si president i 46-të i SHBA-ve pas katër viteve të trazuara të paraardhësit të tij, Trump.

Kina dhe SHBA dëshmuan marrëdhënie dypalëshe në nivelin më të ulët në histori nën administratën e Trumpit.

"Administratori i Trumpit, veçanërisht (sekretari i shtetit, Mike) Pompeo, ka djegur shumë ura që duhet të ri-ndërtohen, si dhe ka dëmtuar shumë rrugë që duhet të rregullohen", tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Ajo shtoi se të dy qeveritë duhet të kenë guxim për të dëgjuar dhe respektuar njëra-tjetrën.

"Nëse jemi të vendosur për ta rregulluar atë, mund të rregullohet", u shpreh Chunying.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.