Bota

Pavarësisht kundërshtimeve izraelite, Trump thotë se avionët F-35 të Arabisë Saudite do të jenë "të nivelit më të lartë"

“E di që ata do të donin të merrnit avionë me kapacitet më të ulët. Nuk mendoj se kjo do t’ju kënaqte shumë”, i tha Trump Princit të Kurorës Mohammed bin Salman gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë

Michael Gabriel Hernandez  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Pavarësisht kundërshtimeve izraelite, Trump thotë se avionët F-35 të Arabisë Saudite do të jenë "të nivelit më të lartë"

Washington

Arabia Saudite do të blejë avionë luftarakë F-35 “të nivelit më të lartë”, tha presidentit amerikan Donald Trump, duke sfiduar shqetësimet izraelite se kjo shitje mund të dëmtojë avantazhin ushtarak rajonal të Tel Avivit, raporton Anadolu.

Trump tha se avionët që ai planifikon t’ia shesë Riadit do të jenë “mjaft të ngjashëm” me modelet e shitura Izraelit, duke shtuar se të dy vendet janë aleatë të shkëlqyer të SHBA-së.

“E di që ata do të donin të merrnit avionë me kapacitet më të ulët. Nuk mendoj se kjo do t’ju kënaqte shumë”, i tha Trump Princit të Kurorës Mohammed bin Salman gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë.

“Kanë qenë një aleat i madh. Izraeli ka qenë një aleat i madh, dhe ne po e shqyrtojmë këtë saktësisht tani. Por sa më përket meje, mendoj se të dyja duhet të marrin nivelin më të lartë”, shtoi ai.

Organizata Sioniste e Amerikës (ZOA) të hënën kritikoi ashpër planet e Trumpit për shitjen e këtyre avionëve të fshehtë të gjeneratës së pestë Riadit, duke thënë se kjo “do të dëmtonte në mënyrë të konsiderueshme avantazhin ushtarak të Izraelit dhe do t’u jepte teknologji shumë të ndjeshme amerikane regjimeve që janë armiqësore ndaj interesave të SHBA-së”.

Grupi citoi një seksion të ligjit amerikan të njohur si “22 US Code § 2776(h)”, i cili e detyron Washingtonin të ruajë aftësinë e Izraelit për t’u përballur me kërcënimet rajonale me humbje minimale.

Sipas ZOA-s, miratimi i kërkesës së Arabisë Saudite për 48 F-35-a, që thuhet se tejkalon flotën aktuale të Izraelit, do të shkelte direkt këtë kërkesë ligjore.

Administratat e mëparshme amerikane kanë shqyrtuar shitjen e armëve të avancuara për shtetet e Gjirit, por zakonisht i kanë kufizuar këto transferime për të siguruar që Izraeli të mbajë avantazh vendimtar ushtarak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın