Bota

Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon bombardimet dhe shembjet e ndërtesave në lindje të Gazës

Që në orët e mëngjesit ushtria izraelite ka bombarduar zonat në lindje të qytetit të Gazës, qytetin Khan Younis në jug dhe pjesën qendrore

Nour Mahd Ali Abuaisha, Hamdi Yıldız  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon bombardimet dhe shembjet e ndërtesave në lindje të Gazës

Gaza

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, ushtria izraelite vazhdon të shembë ndërtesat e mbetura në lindje të Rripit të Gazës nga të cilat nuk është tërhequr, raporton Anadolu.

Sipas informacionit që burimet lokale në rajon kanë dhënë për gazetarin e AA-së, shpërthime të mëdha dëgjohen për shkak se ushtria izraelite hedh në erë ndërtesat në lindje të Rripit të Gazës, të cilat përfshijnë edhe zonën e përcaktuar si "vija e verdhë".

Që në orët e mëngjesit ushtria izraelite ka bombarduar zonat në lindje të qytetit të Gazës, qytetin Khan Younis në jug dhe pjesën qendrore. Dëshmitarët okularë në rajon thanë se për shkak të shpërthimeve të kryera gjatë sulmeve me objektiv shembjen, janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesët e mbetura të shtëpive.

Sipas Organizatës të Mbrojtjes Civile Palestineze, mijëra ndërtesa në Rripin e Gazës janë në rrezik shembjeje për shkak të dëmeve të shkaktuara nga bombardimet izraelite gjatë dy viteve të fundit. Palestinezët thonë se edhe lëvizja më e vogël mund të shkaktojë shembje të pjesshme në këto ndërtesa.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem tha më 25 tetor se "Bombardimet dhe shembjet e vazhdueshme të shtëpive dhe zonave të banimit në Rripin e Gazës, veçanërisht në pjesën lindore, janë shkelje e qartë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës".

Qassem u bëri thirrje ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar shkeljet si "vrasjet e përditshme, bllokada e vazhdueshme, kufizimi i ndihmës dhe dështimi për të hapur pikën kufitare në Rafah".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın