Bota

Pas sulmit të piratëve, anija me ekuipazh turk ankorohet në Gabon

Anija e mallrave me flamur liberian “Mozart” u ankorua në Port-Gentil në ora 11:00 të mëngjesit (0800GMT), tha ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu në Twitter

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 24.01.2021
Pas sulmit të piratëve, anija me ekuipazh turk ankorohet në Gabon

Ankara

Anija e mallrave me ekuipazh kryesisht turk që u sulmua në Nigeri të shtunën tani është ankoruar në brigjet e Gabonit fqinj dhe trupi një marinari të vrarë nga Azerbajxhani do të sillet në breg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija e mallrave me flamur liberian “Mozart” u ankorua në Port-Gentil në ora 11:00 të mëngjesit (0800GMT), tha ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu në Twitter.

Ndërkaq, duke folur për Anadolu Agency, ambasadorja turke në Gabon, Nilüfer Erdem Kaygısız, tha se procedurat për transferimin e anëtarit të vrarë të ekuipazhit do të bëhen shpejt.

“Së pari, ne duhet ta shohim ekuipazhin” dhe ta tërheqim kufomën, shtoi ajo.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se kanë nisur të gjitha kontaktet e nevojshme për shpëtimin e pjesëtarëve të rrëmbyer të ekuipazhit.

Ndryshe, anija e mallrave “Mozart” dje u sulmua nga piratë në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë. Ata morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë zhvillimeve vranë një pjesëtarë të personelit, shtetas i Azerbajxhanit. Me tre pjesëtarë të ngelur, anija filloi të lëvizë drejt portit të qytetit Port-Gentil të Gabonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın