Bota

Pas rrëzimit fatal të avionit, ambasada libiane në Ankara ul flamujt në gjysmështizë

Ambasada e Libisë në Ankara ka ulur flamujt në gjysmështizë pas rrëzimit të avionit që vrau shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjeneral Mohamed Ali Al-Haddad, së bashku me katër anëtarë të delegacionit të tij dhe tre anëtarë të ekuipazhit

Sercan İrkin  | 24.12.2025 - Përdıtësım : 24.12.2025
Pas rrëzimit fatal të avionit, ambasada libiane në Ankara ul flamujt në gjysmështizë Foto: Utku Uçrak / AA

Istanbul

Ambasada e Libisë në kryeqytetin turk Ankara ka ulur flamujt në gjysmështizë pas rrëzimit të avionit që vrau shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjeneral Mohamed Ali Al-Haddad, së bashku me katër anëtarë të delegacionit të tij dhe tre anëtarë të ekuipazhit, transmeton Anadolu.

Libia shpalli tre ditë zie kombëtare pasi avioni i biznesit i tipit Falcon 50 u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti "Esenboga" i Ankarasë drejt kryeqytetit libian Tripoli.

Avioni u gjet rreth 2 kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në qarkun Haymana të Ankarasë.

Operacionet e kërkimit vazhduan gjatë gjithë natës pavarësisht shiut dhe mjegullës dhe zyrtarët po monitorojnë përpjekjet nga një qendër koordinimi mobile, e cila u ngrit nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın