Bota

Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Netanyahu fton Trumpin për fjalim në parlamentin izraelit

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit thuhet se Netanyahu dhe Trump biseduan në telefon pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Mustafa Deveci  | 09.10.2025 - Përdıtësım : 09.10.2025
Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Netanyahu fton Trumpin për fjalim në parlamentin izraelit

Ankara

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për armëpushimin në Rripin e Gazës dhe e ftoi atë të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit thuhet se Netanyahu dhe Trump biseduan në telefon pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Netanyahu e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimit si dhe e ftoi Trump të mbajë një fjalim në Knesset.

Presidenti i SHBA-së Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza pas negociatave në Egjipt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın