Bota

Pas Japonisë, tajfuni Haishen arrin edhe në Korenë e Jugut

Autoritetet kanë paralajmëruar se shpejtësia maksimale e erës ka rritur në 126 kilometra në orë, ndërsa stuhia pritet të shkaktojë reshje të fuqishme

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 07.09.2020 - Përdıtësım : 08.09.2020
Pas Japonisë, tajfuni Haishen arrin edhe në Korenë e Jugut

Seul

Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni, ka përfshirë qytetin bregdetar Ulsan në juglindje të Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Departamenti korean i Meteorologjisë njoftoi se tajfuni Haishen, i dhjeti këtë sezon, ka filluar të godasë territorin e Koresë së Jugut 30 kilometra në jugperëndim të Ulsanit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shpejtësia maksimale e erës ka rritur në 126 kilometra në orë, ndërsa stuhia pritet të shkaktojë reshje të fuqishme.

Tajfuni po ashtu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë, anulime të fluturimeve dhe evakuim të më shumë se 900 banorëve dhe pritet të humbasë efektin brenda 24 orëve dhe të bjerë në kategorinë e stuhisë tropikale.

Ndryshe, 17 persona u lënduan në Kagoshima, Kumamoto, Miyazaki dhe Nagasaki në Japoni dhe 142.000 familje kishin ndërprerje të energjisë për shkak të tajfunit Haishen, i cili përfshiu gjithë rajonin Kyushu në Japoninë jugperëndimore. Autoritetet japoneze dhanë urdhër evakuimi për më shumë se 8 milion njerëz në Kyushu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın