Bota

Parlamenti italian kërkon formimin e komisionit hetimor për 2 vajzat e zhdukura 40 vite më parë

Nuk është gjetur asnjë gjurmë e Emanuela Orlandit dhe Mirella Gregorit, të dyja shtetase të Vatikanit, që nga viti 1983

Ahmet Gençtürk  | 24.03.2023 - Përdıtësım : 30.03.2023
Parlamenti italian kërkon formimin e komisionit hetimor për 2 vajzat e zhdukura 40 vite më parë

Athinë

Dhoma e ulët e parlamentit italian, njëzëri, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më parë, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik ANSA, vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.

Duke folur pas votimit, kreu i grupit parlamentar të MS5, Francesco Silvestri, shprehu "falënderime të sinqerta për ata që vazhduan t'u besojnë institucioneve të vendit".

Ndërsa tani, tha ai, "ne kemi për detyrë ta shpaguajmë".

Zhdukja e Emanuela Orlandit në Romë më 22 qershor 1983, kur ajo ishte 15 vjeç, shkaktoi spekulime për përfshirjen e terrorizmit ndërkombëtar, krimin e organizuar italian dhe një komplot brenda Vatikanit për të mbuluar një skandal seksual.

Mirella Gregori po ashtu u zhduk në Romë më 7 maj 1983, kur ajo ishte 15 vjeç.

Në 40 vitet e fundit nuk janë gjetur kurrfarë gjurme të vajzave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın