Bota

Parlamenti iranian miraton projektligjin që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në

- "Organizata e Energjisë Atomike e Iranit pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike derisa siguria e objekteve tona bërthamore të jetë plotësisht e garantuar", tha Qalibaf

Mustafa Melih Ahıshalı  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Parlamenti iranian miraton projektligjin që pezullon bashkëpunimin me IAEA-në

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, bëri një deklaratë pasi u miratua projektligji.

"Organizata e Energjisë Atomike e Iranit pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike derisa siguria e objekteve tona bërthamore të jetë plotësisht e garantuar", tha Qalibaf.

Zyrtari iranian thekson se aktivitetet bërthamore paqësore të vendit të tij do të përparojnë me një ritëm më të shpejtë.

"Po përpiqemi të miratojmë një projektligj në parlament që do të ndalonte bashkëpunimin e Iranit me IAEA-në derisa të marrim garanci konkrete për një qëndrim profesional", tha kryetari i Parlamentit iranian Qalibaf më 23 qershor.

Projektligji kërkon miratimin e Këshillit të Gardës Kushtetuese të Iranit që të hyjë në fuqi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın