Parlamenti i Italisë miraton dënimin me burgim të përjetshëm për femicidin
“Jam shumë e kënaqur me miratimin nga parlamenti të projektligjit”, tha kryeministrja Meloni
Londër
Parlamenti i Italisë ka miratuar një ligj që e bën femicidin krim që dënohet me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu.
Anëtarët e dhomës së ulët të Italisë, Dhomës së Deputetëve, votuan unanimisht në favor të ligjit, ndërsa bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Kjo vjen pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni në muajin mars miratoi një projektligj që për herë të parë prezantoi përkufizimin ligjor të femicidit në ligjin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm.
“Jam shumë e kënaqur me miratimin nga parlamenti të projektligjit që e paraqet krimin e femicidit”, tha Meloni sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Në një raport tjetër, ANSA citoi të dhëna nga agjencia e statistikave të vendit, Instituti Kombëtar i Statistikave (ISTAT), të cilat zbuluan se 106 vraje të grave ndodhën në Itali në vitin 2024, pothuajse një vrasje çdo tre ditë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
