Bota

Parlamenti grek nuk zgjodhi president të ri të vendit edhe pas raundit të tretë të votimit

Konstantinos Tasoulas, i propozuar nga partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, mori 160 nga 180 votat e nevojshme

Ahmet Gençtürk  | 06.02.2025 - Përdıtësım : 06.02.2025
Parlamenti grek nuk zgjodhi president të ri të vendit edhe pas raundit të tretë të votimit

Athinë

Parlamenti i Greqisë sot nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri të vendit në raundin e tretë të votimit, raporton Anadolu.

Konstantinos Tasoulas, ish-kryetar i parlamentit, i propozuar nga partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, mori 160 vota nga ligjvënësit, ngjashëm me dy raundet e mëparshme.

Për t'u zgjedhur president në raundin e tretë, atij i nevojiteshim të paktën 180 vota në parlamentin grek.

Megjithatë, në raundin e katërt dhe të fundit të votimit, të paraparë të mbahet javën e ardhshme, pragu i nevojshëm zbret në 151 vota.

Në votimin e sotëm, Louka Katseli, 72-vjeç, një ekonomist dhe politikan i mbështetur nga e majta SYRIZA dhe Partia e Majtë e Re, siguroi 40 vota, ndërsa Tasos Giannitsis 80-vjeç, një politikan veteran i mbështetur nga partia më e madhe opozitare PASOK, mori 34 vota.

Kostas Kyriakou, një jurist 70-vjeçar dhe kandidat i partisë së ekstremit të djathtë Niki, mori 14 vota.

Në Greqi, presidenti ka një rol kryesisht ceremonial.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın