Bota

Paris, shënohet 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Në ceremonitë e organizuara nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë marrë pjesë liderë botërorë në mesin e të cilëve edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe liderë të tjerë nga rajoni

İlkay Güder  | 11.11.2018 - Përdıtësım : 11.11.2018
Paris, shënohet 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Ankara

PARIS (AA) - Me vendosjen e luleve në Monumentin e ushtarit të panjohur dhe ceremonisë para portës triumfale në Paris të Francës, është shënuar 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremonitë e organizuara nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë marrë pjesë liderë botërorë në mesin e të cilëve edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe liderë të tjerë nga rajoni.

Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron, para ceremonisë liderët i ka pritur në pallatin Elysee.

Më pas 47 presidentë, 23 kryetarë qeveritarë dhe 15 drejtues të institucioneve ndërkombëtare si dhe bashkëshortet e tyre, me autobusë kanë shkuar në rrugën Champs Elysees, ku prej atje kanë marshuar deri te Porta triumfale dhe monumenti i ushtarit të panjohur.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, si dhe ai amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, që nuk morën pjesë në pritjen e organizuar në pallatin Elysee, me automjetet e tyre kanë arritur në vendin ku u zhvillua ceremonia.

Ceremonia zgjati rreth 2 orë, ndërsa më pas liderët dhe bashkëshortet e tyre morën pjesë në darkën e shtruar për to nga presidenti francez, Macron si dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.