Bota

Paris, përplasje në protestat e studentëve kundër shkurtimit të fondeve universitare

Derisa grupi i studentëve marshonte nëpër rrugët e kryeqytetit francez, policia bllokoi rrugën dhe përdori gaz lotsjellës ndaj turmës me qëllimin për ta shpërndarë

Ekip  | 03.04.2025 - Përdıtësım : 04.04.2025
Paris, përplasje në protestat e studentëve kundër shkurtimit të fondeve universitare

Shkup

Në protestat e nisura në Paris kundër vendimit për shkurtimin e fondeve universitare policia ka ndërhyrë ndaj studentëve demonstrues, duke u përshkallëzuar në përleshje midis tyre, raporton Anadolu.

Demonstratat u organizuan nga studentët në Paris të cilët shprehnin revoltën e tyre për shkurtimin e fondeve universitare dhe të cilët kërkonin fonde më të mira për arsimin e lartë.

Derisa grupi i studentëve marshonte nëpër rrugët e kryeqytetit francez, policia bllokoi rrugën dhe përdori gaz lotsjellës ndaj turmës me qëllimin për ta shpërndarë.

Tensionet u përshkallëzuan duke çuar në përleshje mes protestuesve dhe policisë në pika të ndryshme të kryeqytetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.