Bota, Kulturë

Para koloseut ikonik të Romës mbahet ceremonia e Mevlevi Semës

- Në mbyllje të serisë së koncerteve "Musica in Venere" të mbajtur në Romë, u mbajt një aktivitet historik në të cilin u përcollën mësimet e mistikut musliman, Mevlana Xhelaludin Rumit

Ajdin Aliji  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Para koloseut ikonik të Romës mbahet ceremonia e Mevlevi Semës

Shkup

SHKUP (AA) - Në mbyllje të serisë së koncerteve "Musica in Venere" të mbajtur në Romë, u mbajt një aktivitet historik në të cilin u përcollën mësimet e mistikut musliman, Mevlana Xhelaludin Rumit, raporton Anadolu.

Ceremonia e Mevlevi Semës u mbajt në tempullin historik të Venusit përpara koloseut, simbolit të famshëm botëror të Romës.

Pas fjalimeve hapëse, artistët e muzikës sufiste turke dhe grupit Sema të Bashkisë Metropolitane të Konyas performuan në ceremoninë e Mevlevi Semës në tempullin historik përballë koloseut.

Në fund të ceremonisë, çdo moment i së cilës u ndoq me interes të madh nga publiku, u recitua një kaptinë nga Kurani sipas traditës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın