Bota

Papa Leoni XIV viziton Xhaminë Sultanahmet gjatë vizitës në Turqi

I shoqëruar nga delegacioni i tij, papa bëri një turne në xhami, e cila njihet si xhamia e parë osmane me gjashtë minare.

Sercan İrkin  | 29.11.2025 - Përdıtësım : 30.11.2025
Papa Leoni XIV viziton Xhaminë Sultanahmet gjatë vizitës në Turqi Foto: Erçin Ertürk/AA

Stamboll

Papa Leoni XIV, kreu i shtetit të Vatikanit, vizitoi sot Xhaminë historike Sultanahmet si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Turqi, raporton Anadolu.

I shoqëruar nga delegacioni i tij, papa bëri një turne në xhami, e cila njihet si xhamia e parë osmane me gjashtë minare.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, Myftiu i Stambollit Emrullah Tuncel dhe stafi i xhamisë iu bashkuan vizitës.

Muezini Asgin Musa Tunca i dha Papa Leonit XIV informacione rreth arkitekturës dhe rëndësisë historike të xhamisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın