Bota

Papa Leoni XIV merr pjesë në ngjarjet me rastin e përvjetorit të Këshillit të Nikeas në Turqi

Papa theksoi thirrjen për paqe, duke thënë se feja nuk duhet të përdoret kurrë për të justifikuar dhunën

Barış Seçkin, Gökhan Çeliker  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 29.11.2025
Papa Leoni XIV merr pjesë në ngjarjet me rastin e përvjetorit të Këshillit të Nikeas në Turqi Foto: Erçin Ertürk/AA

Bursa

Papa Leoni XIV, kreu i Kishës Katolike dhe i Vatikanit, mori pjesë sot në aktivitetet për shënimin e 1700-vjetorit të Këshillit të Parë të Nikeas në rrethin Iznik të provincës veriperëndimore Bursa në Turqi, raporton Anadolu.

Si pjesë e vizitës së tij në Turqi, e cila fillimisht përfshiu takime në Ankara dhe Stamboll, pontifi udhëtoi drejt Iznikut për ceremoninë përkujtimore.

Duke e quajtur këtë përvjetor një mundësi të çmuar, Papa Leoni theksoi rëndësinë e qëndrueshme të Këshillit për krishterimin.

Ai tha se në një botë të plagosur nga dhuna dhe konfliktet, njerëzit kudo po kërkojnë paqe dhe pajtim, duke vënë në dukje se feja nuk duhet të përdoret kurrë për të justifikuar luftën, dhunën apo çdo formë ekstremizmi apo fanatizmi.

Papa shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj Patriarkut Bartolomeu për nismën për organizimin e këtij përkujtimi dhe përcolli mesazhe uniteti, pajtimi dhe paqeje.

Pas programit të tij në Iznik, papa pritej të kthehej në Stamboll përpara se të niset drejt Bejrutit, kryeqytetit të Libanit, të dielën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın