Bota

Papa Leoni XIV gjatë rrugës për në Turqi i jep botës mesazhin për paqe

"Jam shumë i lumtur që mund të realizoj këtë udhëtim, të cilin e kam pritur me padurim për shkak të rëndësisë së tij për të gjithë të krishterët dhe botën", tha Papa

Barış Seçkin  | 27.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Papa Leoni XIV gjatë rrugës për në Turqi i jep botës mesazhin për paqe

Ankara

Në fillim të vizitës së tij drejt Turqisë, kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV theksoi rëndësinë e paqes për të gjithë botën, raporton Anadolu.

Duke u nisur me një aeroplan privat të siguruar nga linja ajrore italiane ITA për këtë udhëtim, Papa Leo XIV përshëndeti mbi 70 gazetarë nga media të ndryshme, përfshirë Agjencinë Anadolu, e cila po e ndjek udhëtimin e tij.

"Jam shumë i lumtur që mund të realizoj këtë udhëtim, të cilin e kam pritur me padurim për shkak të rëndësisë së tij për të gjithë të krishterët dhe botën", tha Papa.

Papa Leoni XIV lidhur me vizitat që do të zhvillojë në Turqi dhe Liban tha: "Shpresojmë të theksojmë se sa e rëndësishme është paqja për të gjithë botën".

Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve të bashkohen për paqen dhe të kërkojnë mënyra për ta arritur atë. "Pavarësisht dallimeve tona, feve dhe besimeve tona të ndryshme, ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra, dhe shpresoj se mund të jemi pjesë e procesit të promovimit të paqes dhe unitetit botëror", tha Papa.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın