Papa Leoni përshëndet armëpushimin midis Indisë dhe Pakistanit, shpreson për një “marrëveshje të qëndrueshme"
Duke kujtuar “tragjedinë e madhe” të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, Papa Leoni në lutjen e tij të parë papnore nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit u bëri thirrje të fuqishmëve të botës të parandalojnë një luftë të tretë botërore

Stamboll
Papa Leoni XIV ka përshëndetur njoftimin e një armëpushimi midis Indisë dhe Pakistanit, duke shprehur shpresë për një “marrëveshje të qëndrueshme” midis dy kombeve të Azisë Jugore, transmeton Anadolu.
“Shpresoj që përmes negociatave të ardhshme të arrihet së shpejti një marrëveshje e qëndrueshme”, tha Papa Leoni në lutjen e tij të parë papnore të së dielës nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.
Siç raporton Vatican News, duke kujtuar “tragjedinë e madhe” të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, Papa i sapo zgjedhur u bëri thirrje të fuqishmëve të botës të parandalojnë një luftë të tretë botërore, duke theksuar se “kurrë më luftë”.
Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Papa tha se, “Unë mbaj në zemër vuajtjet e popullit të dashur ukrainas”.
Ai kërkoi që “të bëhen të gjitha parë, të lirohen të gjithë të burgosurit, të kthehen fëmijët në familjet e tyre”.
Lidhur me krizën humanitare në Gaza, përfshirë bllokimin e ndihmës humanitare që ka vazhduar për më shumë se dy muaj, ai tha: “Jam thellësisht i vuajtur nga ajo që po ndodh”.
“Le të ndalen menjëherë luftimet, le t'i ofrohet ndihmë humanitare popullsisë civile të rraskapitur dhe le të lirohen të gjitha pengjet”, tha Papa Leoni.
Lutja e parë e së dielës e Papës së sapo zgjedhur u ndoq nga një turmë e madhe dhe ai shfrytëzoi rastin për të shënuar Ditën e Nënës, duke u shprehur urimet e tij të përzemërta të gjitha nënave në mbarë botën.
Duke pasuar të ndjerin Papa Françesku, kardinali amerikan Robert Prevost u zgjodh Papa i ri të enjten e kaluar, duke marrë emrin Leoni XIV, papa i parë i lindur në Amerikë në historinë e Kishës Katolike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.