Bota

Papa Leoni bën thirrje për armëpushim në Gaza

Kreu i Vatikanit, Papa Leoni tha se britmat e njerëzve që mbajnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre në krahë në Rripin e Gazës vazhdojnë të rriten dhe bëri thirrje për armëpushim dhe respektim të plotë të ligjit humanitar

Barış Seçkin  | 28.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Papa Leoni bën thirrje për armëpushim në Gaza

Vatikan

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV deklaroi se britmat e njerëzve që mbajnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre në krahë në Rripin e Gazës vazhdojnë të rriten dhe bëri thirrje për armëpushim dhe respektim të plotë të ligjit humanitar, transmeton Anadolu.

Papa foli lidhur me axhendën ndërkombëtare gjatë seancës së përgjithshme të pritjes që mbajti të mërkurën në sheshin e Shën Pjetrit.

Duke iu referuar Gazës e cila është nën sulmet izraelite, Papa Leoni i XIV tha: "Britmat e nënave dhe baballarëve që mbajnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre në krahë në Rripin e Gazës po rriten gjithnjë e më shumë çdo ditë. Ata janë të detyruar të ndryshojnë vendin vazhdimisht për të gjetur mbrojtje nga bombardimet dhe për të gjetur sadopak ushqim. E përsëris edhe një herë thirrjen time drejtuar atyre që janë përgjegjës: Duhet të vendoset armëpushim, të gjitha pengjet duhet të lirohen dhe ligji humanitar duhet të respektohet plotësisht".

Papa tha se zemra e tij është me popullin ukrainas të prekur nga sulmet e reja serioze ndaj civilëve dhe infrastrukturës. "Lutem për të gjitha viktimat, veçanërisht për fëmijët dhe familjet. E përsëris me forcë thirrjen për të ndaluar luftën dhe për të mbështetur çdo nismë për dialog dhe paqe. U kërkoj të gjithëve të luten për paqe në Ukrainë dhe kudo që po shënohen vuajtje për shkak të luftës", tha Papa.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın