Bota

Papa Françesku shtrohet në spital për trajtimin e bronkitit

"Papa Françesku pas pritjeve të tij sot në mëngjes u shtrua në spitalin Gemelli për disa analiza të nevojshme dhe për të vazhduar trajtimin e tij të bronkitit në spital", njoftoi Zyra e Shtypit e Vatikanit

Barış Seçkin  | 14.02.2025 - Përdıtësım : 15.02.2025
Papa Françesku shtrohet në spital për trajtimin e bronkitit

Vatikan

Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, është dërguar në spitalin Gemelli të Romës për shkak të bronkitit, nga i cili vuante prej disa kohësh transmeton Anadolu.

"Papa Françesku pas pritjeve të tij sot në mëngjes u shtrua në spitalin Gemelli për disa analiza të nevojshme dhe për të vazhduar trajtimin e tij të bronkitit në spital", njoftoi Zyra e Shtypit e Vatikanit.

Agjencia italiane ANSA në lajmin e saj të cilin e bazon në burime pranë Papa Françeskut raportoi se trajtimi në spital i Papës mund të zgjasë pesë ditë.

Papa Françesku, 88-vjeç, i cili vuante nga bronkiti që nga fillimi i muajit, deklaroi se kishte bronkit. Ai në dy aktivitete publike më 9 dhe 12 shkurt nuk mundi të mbante fjalimet e tij, duke u shprehur se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe kërkoi nga ndihmësit e tij t'i lexonin ato.

Papa u trajtua për herë të fundit dy herë në spitalin Gemelli në vitin 2023, një herë për vështirësi në frymëmarrje dhe një herë për një operacion për vendosjen e një proteze në murin e barkut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.