Papa bën thirrje për paqe në Gaza, thotë se “asnjë e ardhme e bazuar në dhunë apo hakmarrje”
Papa e përshkroi Gazën si një "tokë martire" dhe u tha mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh se "e gjithë kisha shpreh solidaritetin e saj me vëllezërit dhe motrat që po vuajnë në këtë tokë martire”

Stamboll
Papa Leoni ka shprehur solidaritetin e Kishës Katolike me popullin e Gazës, duke deklaruar se nuk mund të ketë “asnjë të ardhme të bazuar në dhunë, mërgim të detyruar apo hakmarrje”, derisa Izraeli intensifikon ofensivën e tij të pamëshirshme kundër territorit palestinez, transmeton Anadolu.
Duke folur pas lutjes së Engjëllit në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa e përshkroi Gazën si një "tokë martire" dhe u tha mijëra besimtarëve të mbledhur në shesh se "e gjithë kisha shpreh solidaritetin e saj me vëllezërit dhe motrat që po vuajnë në këtë tokë martire".
Papa theksoi nevojën urgjente për paqe, duke u shprehur se "njerëzit kanë nevojë për paqe”.
Komentet e tij vijnë derisa Izraeli përshkallëzon fushatën ushtarake në Gaza, ku gati dy vjet luftë kanë lënë mbi 65 mijë të vdekur.
Papa ka bërë thirrje të përsëritura për t'i dhënë fund dhunës në rajon, duke nxitur dialogun, pajtimin dhe respektin për dinjitetin njerëzor si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.