Bota

Panda më e vjetër që jeton jashtë Kinës tërheq vizitorë në Meksikë

Vizitorë të shumtë mblidhen në qendrën e konservimit për të parë Xin Xin, që është bërë një atraksion i madh për familjet dhe turistët

Ajdin Aliji  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Panda më e vjetër që jeton jashtë Kinës tërheq vizitorë në Meksikë Foto: Daniel Cardenas/AA

Shkup

Xin Xin, panda më e vjetër që jeton jashtë Kinës, qëndron në Qendrën e Konservimit të Jetës së Egër Chapultepec në Mexico City, ku mijëra vizitorë mbërrijnë çdo ditë për të parë pandën gjigante 35-vjeçare, transmeton Anadolu.

Vizitorë të shumtë mblidhen në qendrën e konservimit për të parë Xin Xin, që është bërë një atraksion i madh për familjet dhe turistët.

Mirian Noguera, veteriner dhe kujdestar i Xin Xin, tha se kujdesi për pandën është si përgjegjësi ashtu edhe pasion.

E lindur në vitin 1990 në Kopshtin Zoologjik Chapultepec të Qytetit të Meksikës, Xin Xin është panda e fundit që mbijetoi në Meksikë dhe e vetmja në botë që nuk është në pronësi të Kinës, pasi prindërit e saj iu dhuruan Meksikës nga Pekini në vitet 1970.

Ajo tani konsiderohet një panda geriatrike dhe merr kujdes mjekësor të përditshëm, duke përfshirë kontrolle rutinë shëndetësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın