Bota

Pamjet me dron zbulojnë shkatërrimin në lagjet Jabalia dhe Tel al-Hawa të Gazës

Pamjet ajrore tregojnë ndërtesa të shembura dhe rrugë të mbushura me mbeturina pas sulmeve të rënda

Ajdin Aliji  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Pamjet me dron zbulojnë shkatërrimin në lagjet Jabalia dhe Tel al-Hawa të Gazës

Shkup

Pamjet me dron kanë kapur shkatërrime të gjera në lagjet Jabalia dhe Tel al-Hawa të Gazës, duke treguar dëme të mëdha në shtëpi dhe infrastrukturë pas dy vitesh sulmesh ajrore dhe granatimesh izraelite, raporton Anadolu.

Pamjet ajrore tregojnë ndërtesa të shembura dhe rrugë të mbushura me mbeturina pas sulmeve të rënda.

Sulmet e Izraelit kanë shkatërruar pjesë të mëdha të infrastrukturës civile të Gazës, duke lënë qindra mijëra njerëz pa shtëpi.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë gati 70.000 persona në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170,800 dhe e ka shndërruar enklavën në rrënoja.

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor midis Izraelit dhe Hamasit.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın