Bota

Pamjet me dron të shkretëtirës Gobi dhe statujës së Xhengiz Khanit me kalë ofrojnë pamje mahnitëse

Statuja gjigante me kalë kushtuar heroit kombëtar të Mongolisë, Xhengiz Khan, si dhe familjet nomade mongole dhe karvanët e deveve që jetojnë në tokat e thata të shkretëtirës Gobi, janë ndër atraksionet e vizituara nga turistët

Alban Agushi  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Pamjet me dron të shkretëtirës Gobi dhe statujës së Xhengiz Khanit me kalë ofrojnë pamje mahnitëse Foto: Cem Saner/AA

Tiranë

Pamjet e marra me dron nga shkretëtira Gobi e Mongolisë, statuja me kalë e Xhengiz Khanit dhe jeta nomade paraqesin pamje mahnitëse, raporton Anadolu.

Statuja gjigante me kalë kushtuar heroit kombëtar të Mongolisë, Xhengiz Khan, si dhe familjet nomade mongole dhe karvanët e deveve që jetojnë në tokat e thata të shkretëtirës Gobi, janë ndër atraksionet e vizituara nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu në pamjet filmike u kapën edhe familjet nomade mongole që ruajnë stilin e tyre tradicional të jetesës në rajon. Vendasit që përgatiten për migrimin sezonal, shfaqjet e kalërimit, shfaqjet muzikore, veshjet tradicionale dhe aktivitetet kulturore si "Kökbörü" janë ndër skenat kryesore në pamjet filmike.

Statuja me kalë e Xhengiz Khanit ndodhet në rajonin Töv në qendër të Mongolisë ndërsa shkretëtira Gobi ndodhet në jug të vendit. Të dy rajonet, me bukurinë e tyre natyrore dhe pasurinë kulturore, janë ndër destinacionet kryesore për entuziastët e natyrës dhe historisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.