Pamjet me dron shfaqin zonat e prekura nga zjarret në Spanjë
Spanja po lufton me mbi 40 zjarre aktive, me dy të tretat e të cilëve të përqendruara në rajonin Castilla dhe Leon

Shkup
Spanja po lufton me më shumë se 40 zjarre aktive, me dy të tretat e të cilëve të përqendruara në rajonin Castilla dhe Leon, sipas të përditshmes "El Pais", transmeton Anadolu.
Në një intervistë me transmetuesin "Cadena SER", ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha se Njësia e Emergjencave Ushtarake nuk ka parë kurrë një situatë zjarri si kjo në "20 vitet e ekzistencës së saj".
🚒🇪🇸Spanja po lufton me më shumë se 40 zjarre aktive, me dy të tretat e të cilëve të përqendruara në rajonin Castilla dhe Leon.
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) August 19, 2025
Zjarret në Spanjë kanë djegur rreth 346.000 hektarë në tetë muaj, shifra më e keqe që nga viti 1994.
🔗https://t.co/nm92XJuN9k pic.twitter.com/MYRusCJlRZ
Zjarret në Spanjë kanë djegur rreth 346.000 hektarë në tetë muaj, shifra më e keqe që nga viti 1994, raportoi transmetuesi RTVE, duke cituar Sistemin Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet ka lëshuar një alarm të kuq për rajone të caktuara, me temperatura që pritet të arrijnë 44 gradë Celsius.
Sistemi i Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore (MoMo) i vendit regjistroi mbi 4.000 vdekje të lidhura me temperaturën në vitin 2025, me 931 vetëm në gusht.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.