Bota

Pamjet e lindjes së diellit në Kapadokya tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe vendas

- Kapadokya mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, duke ofruar një sërë aktivitetesh të tilla si shëtitje në natyrë, ture me balona dhe ture në fshat.

Alban Agushi  | 09.07.2025 - Përdıtësım : 09.07.2025
Pamjet e lindjes së diellit në Kapadokya tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe vendas

Ankara

NEVŞEHİR (AA) - E ndodhur në qytetin turk Nevşehir, Kapadokya e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheq vëmendjen e vizitorëve me bukurinë e saj natyrore dhe trashëgiminë kulturore, raporton Anadolu.

Balonat me ajër të nxehtë, të cilat ngrihen çdo mëngjes në lindjen e diellit, krijojnë pamje të bukura mbi lugina.

Ndërsa formacionet shkëmbore dhe luginat pasqyrojnë cilësitë gjeologjike dhe historike të rajonit.

Kapadokya mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, duke ofruar një sërë aktivitetesh të tilla si shëtitje në natyrë, ture me balona dhe ture në fshat.

Gjithashtu në Kapadokya momente argëtuese ofrojnë edhe grupet me kuaj nëpër shtigje duke shoqëruar pamjet piktoreske në zonë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın