Bota

Pamje shumëngjyrëshe nga punishtet tradicionale të ngjyrosjes së leshit në Bangladesh

Ky punim që zgjat gjatë gjithë ditës siguron jetesën për mijëra njerëz në sektorin e tekstilit në Bangladesh

Dzihat Aliju  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Pamje shumëngjyrëshe nga punishtet tradicionale të ngjyrosjes së leshit në Bangladesh Foto: Ümmü Nisan Kandilcioğlu / AA

Dhaka

Përderisa ngjyrosja dhe tharja e leshit në Dhaka të Bangladeshit, është ndër punët e rëndësishme që u kontribon familjeve në rajon, punishtet ofrojnë pamje shumëngjyrëshe, raporton Anadolu.

Leshi, i ngjyrosur me ngjyra natyrale dhe sintetike, varet mbi kornizat prej bambuje dhe lihet të thahet nga dielli dhe era.

Rreshtat e rregullta me ngjyrat e kuqe, të verdhë dhe portokalli në zonat e tharjes reflektojnë si procesin e prodhimit, ashtu edhe punën e lodhshme të punonjësve.

Ky punim që zgjat gjatë gjithë ditës siguron jetesën për mijëra njerëz në sektorin e tekstilit në Bangladesh.

E përdorur në pjesë të ndryshme të vendit, kjo metodë tradicionale ofron pamje ku puna dhe prodhimi lidhen ngushtë me jetën e përditshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın