Palestinezët shënojnë Vitin e Ri Hixhri në Xhaminë Al-Aksa
Xhamia Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, i cili është nën pushtimin izraelit, u mbush me muslimanë që erdhën për të festuar me pjesë nga Kurani dhe me ilahi Vitin e Ri sipas kalendarit islam

Ankara
Muslimanët palestinezë me një aktivitet të mbajtur në Xhaminë Al-Aksa kanë shënuar ardhjen e vitit 1447 sipas kaledarit islam Hixhri, raporton Anadolu.
Xhamia Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor, i cili është nën pushtimin izraelit, u mbush me muslimanë që erdhën për të festuar me pjesë nga Kurani dhe me ilahi Vitin e Ri sipas kalendarit islam.
Tregtia në rajon u gjallërua pasi palestinezët u drejtuan në tregje për përgatitjet dhe blerjet e Vitit të Ri.
Kalendari Hixhri, i njohur ndryshe si kalendari islam ose arab, është një sistem kalendarik i përbërë nga 12 muaj hënorë, me një vit prej 354 ose 355 ditësh.
Migrimi i Profetit të fundit Muhamed dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë 1447 vjet më parë pranohet si fillimi i kalendarit Hixhri në botën islame.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.