Bota

Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza

- Protestuesit u tubuan në qytetin Ramallah pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër gjenocidit dhe politikës së urisë kundër popullit palestinez në Gaza

Abdulbesar Ademi  | 25.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza

Shkup

RAMALLAH (AA) - Një grup palestinezësh në Bregun Perëndimor të pushtuar organizuan protestë kundër luftës së vazhdueshme izraelite dhe politikës së urisë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Protestuesit u tubuan në qytetin Ramallah pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër gjenocidit dhe politikës së urisë kundër popullit palestinez në Gaza. Ata mbanin pankarta, brohorisnin slogane dhe marshuan në rrugët e qytetit.

Të paktën 59.676 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 89 trupa u sollën në spitale vetëm brenda 24 orëve të fundit, ndërsa 467 të tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në të paktën 143.965 nga sulmet izraelite.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestinezët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.