Bota

Palestinezët në Gaza plagosen nga zjarri izraelit derisa kërkojnë ndihmë në pikën kufitare Zikim

- Forcat izraelite se hapën zjarr ndaj palestinezëve që ishin mbledhur pranë pikës kufitare Zikim për të marrë ndihmë ushqimore

Abdulbesar Ademi  | 04.08.2025 - Përdıtësım : 04.08.2025
Palestinezët në Gaza plagosen nga zjarri izraelit derisa kërkojnë ndihmë në pikën kufitare Zikim

Shkup

GAZA (AA) - Qindra palestinezë u mblodhën në pikën kufitare Zikim, duke kërkuar ndihmë të kufizuar ushqimore mes mungesave në përkeqësim në Gaza, raporton Anadolu.

Forcat izraelite se hapën zjarr ndaj palestinezëve që ishin mbledhur pranë pikës kufitare Zikim për të marrë ndihmë ushqimore.

Sipas dëshmitarëve, shumë palestinezë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spitale nga civilët aty pranë.

Izraeli vazhdon të imponojë një politikë sistematike të urisë për afër 2.4 milionë palestinezë në Gaza duke mbyllur të gjitha pikë kalimet për dërgesat e ndihmave, të cilat kanë mbetur të bllokuara në kufi që nga 2 marsi. Bllokada izraelite e ka çuar enklavën në uri.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 61 mijë palestinezë, shumica e tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka sjellë atë në prag të urisë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.