Bota

Palestinezët mblidhen në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza në ditën e dytë

"E tëra çfarë duam është të jetojmë si qenie njerëzore", tha një burrë palestinez

Ajdin Aliji  | 28.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Palestinezët mblidhen në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza në ditën e dytë

Gaza

Palestinezët u mblodhën në pikën e shpërndarjes së ndihmave të kontrolluar nga Fondacioni Humanitar i Ndihmës në Gaza në jug të Rripit të Gazës në ditën e dytë të shpërndarjes së ndihmave, raporton Anadolu.

Palestinezët u kthyen në shtëpi me atë pak ndihmë që mundën të merrnin aty. Palestinezët, si ata që morën ndihmë ashtu edhe ata që nuk morën, i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Izraelin që t'i japë fund kësaj shtypjeje.

Një burrë palestinez që mori një pako ndihmash në kushte të vështira tha: "E tëra çfarë duam është të jetojmë si qenie njerëzore".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın